Ousmane Dembele dhe Barcelona mund të ndahen në verë. Vetë presidenti Joan Laporta ka pranuar se bisedimet nuk po ecin aq shpejt.
Sulmuesi francez konsiderohet një lojtar kyç për të ardhmen, por nuk do të jetë e lehtë për ta bindur të nënshkruajë kontratën e re.
Duke parë këtë situatë, dy janë klubet e mëdha që po shpresojnë të përfitojnë dhe ta marrin me parametra zero.
Bëhet fjalë për Juventusin dhe anglezët e Manchester United, që e kanë tentuar edhe më parë ta huazojnë francezin. / abcnews.al