Paraqitjet e mira të treguara në fushën e lojës me kombëtaren shqiptare dhe me skuadrën e Southampton, e kanë kthyer Armando Brojën në lojtarin e preferuar të tifozëve.
Shpërthimet e Brojës dhe golat e shënuar kanë krijuar gjithmonë panik te kundërshtarët.
Sulmuesi shqiptarë është aktivizuar me Southampton si titullarë në 3 ndeshje ku ka arrit të shënojë edhe dy gola mjaft të rëndësishëm për ekipin e tij, duke fituar kështu edhe zemrat e shumë tifozëve anglez.
QË tifozët e Southampton janë të “dashuruar” me Brojën kjo u pa qartë edhe në ndeshjen e mbrëmshme kundër Leicester City.
20-vjeçari këtë ndeshje e nisi nga stoli, në minutën 65 të takimit hyri në fushën e lojës, dhe në stadium sa u lexua emri i tij kanë filluar duartrokitjet dhe brohoritjet për sulmuesin shqiptarë sa për t’i treguar se të gjithë presin “perlat” e tij me skuadrën angleze.
/f.a/abcnews.al