Pothuajse 6 në 10 belgë janë pro vaksinimit të detyrueshëm për të gjithë, sipas një sondazhi të publikuar nga gazeta franceze “Le Soir”. Në veçanti, sipas sondazhit, 59% e belgëve janë në favor të vaksinimit të detyrueshëm për të gjithë të rriturit.
45% e të anketuarve që janë prindër të fëmijëve nën moshën 12 vjeç thanë se janë gati të vaksinojnë fëmijët nëse vaksina miratohet për këtë grupmoshë. Për më tepër, 66% e belgëve janë pro vaksinimit të detyrueshëm për personelin mjekësor.
Nga ana e tij, ministri i Shëndetësisë Frank Vadenbruecke tha se të dhënat që vijnë nga spitalet ishin shumë serioze. Grupi i ekspertëve pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar situatën epidemiologjike dhe masat.
/abcnews.al