Rama nxjerr pamjet: Pastrimi i vendit është patriotizëm, të tregojmë sa e duam vendin tonë

schedule20:29 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 20:29 - 1 Dhjetor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga programi kombëtar i pastrimit në disa qytete të ndryshme të vendit. Rama shprehet se pastrimi i vendit ku jetojmë është patriotizëm sepse mënyra më e mirë për të treguar sa e duam tokën tonë është pastërtia.

“Pas reshjeve të mëdha dhe dëborës në një pjesë të vendit, ka rinisur Programi Kombëtar i Pastrimit Pastrimi i vendit ku jetojmë është PATRIOTIZËM, sepse më e mira mënyrë për të treguar sa e duam tokën tonë është pastërtia dhe përgjegjshmëria në hapësirat e përbashkëta

*momente nga pastrimi në Vlorë, Pogradec, Fier, Durrës, Skrapar, Kavajë, Selenicë, Maliq, Tepelenë, Memaliaj dhe Kukës”, shkruan Rama. m.v/Abcnews.al