Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fifi ka dy fjalë për Adriana Matoshin: Je njeriu më i fortë dhe i guximshëm që kam njohur

schedule17:13 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 17:13 - 1 Dhjetor, 2021

Fifi treguar mbështetjen e saj ndaj aktores dhe deputetes Adriana Matoshi ndërsa përballet me sëmundjen e rëndë në tru për të dytën herë. Aktorja u fut në operacion ditën e sotme në Spitalin Amerikan, i cili doli me sukses. Fifi ka ndarë një fotografi të aktores në rrjete sociale, ku shkruan se mezi pret ta takojë, ndërsa e vlerëson si njeriun më të fortë dhe të guximshëm që ka njohur.

“O jeta je, oj energji e pastër. Jom t’u maru met përqaf e met marr erë…o njeri ma i fortë e ma e guximshme që e kom njoft najherë. Jam tut prit me zell e dashni kur të kthehesh me pi qaj rusi n’dar edhe me bo muhabet plot se kemi me fol…plus më duhen këshillat e tua. Oj aktorja jeme e preferume që ma ngjeth mishin sa herë të shoh. Të dua shumë.”, shkruan ajo.

Pas operacionit të suksesshëm, erdhi dhe reagimi i partnerit të saj futbolist, Keith dhe vajzës së saj Koana, e cila shprehej se ndihej e lumtur që e ëma arriti t’ja dalë nga kjo sëmundje e rëndë për të dytën herë. Artistja u diagnostikua për herë të parë me tumor në tru para 9 vitesh, kohë kur ishte dhe në pritje të ëmbël. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!