Sauthampton-Leicester, Broja pritet titullar

schedule16:51 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 16:51 - 1 Dhjetor, 2021

Ditën e sotme do të zhvillohen disa ndeshje në Premier League në kuadër të javës së 14-të të kampionatit anglez.

Një nga këto sfida është edhe përballja mes Southampton dhe Leicester që do të fillojë në orën 20:30.

Për këtë duel pritet që lojtari shqiptarë Armando Broja të luajë titullarë, dhe paraqitjet e mira të treguara nga sulmuesi shqiptarë, mund të bëjnë që trajneri Ralf Hasenhuttl t’i besojë një fanellë titullari në sfidën e mbrëmjes me Leicester Cityn.

Kujtojmë se Broja ka arritur të luajë si titullarë 3 ndeshje, teksa ka shënuar 2 gola, duke treguar një formë të mirë.

Aktualisht skuadra e Sauthemptonit ndodhet në vendin e 16 në Premier Ligën angleze duke grumbulluar në 13 javë të këtij sezoni, 14 pikë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!