PSG zhvilloi ndeshjen kundër ST Etienne në Ligue 1, e cila u mbyll me rezultatin 3-1, por një episod ka shqetësuar të gjithë drejtuesit e skuadrës së Parisit.
Në minutën e 87 Neymar pëson një dëmtim të rëndë i cili nuk mundi të vazhdonte pjesën e mbetur të lojës, duke dalë jashtë fushën së blertë më barelë.
Sulmuesi i PSG dëmtoi rëndë kyçin e këmbës dhe i shtirë në fushën e lojës ylli brazilian ka shpërthyer në lot.
I gjithë stafi të shqetësuar për Neymar, i cili do i duhet t’i nënshtrohet analizave mjekësore për të mësuar më tepër për shkallën e dëmtimit të tij dhe sa kohë do i duhet të rikuperohet. /f.a/abcnews.al