Dëbora dhe akulli paralizojnë SHBA, anulohen 5 mijë fluturime

schedule10:12 - 22 Janar, 2019

schedule 10:12 - 22 Janar, 2019

Janë 5 mijë fluturimet e anuluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës dhe temperaturave të ulëta. Por problem ka pasur dhe në trafikun e automjeteve dhe atij hekurudhor.

Janë pesë mijë fluturimet e anuluar për shkak të valës së të ftohtit dhe reshjeve të dendura të dëborës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Situara më kritike është në verilindje të vendit. Një nga aeroporttet më të penalizuara është ai i Boston me më shumë se 650 fluturime të anuluara. Por në vend kanë shpërthyer polemikat për shkak të deklaratave të presidentit amerikan Donald Tramp për sa i përket motit  të keq që ka përfshirë 15 shtete. Me anë të një mesazhi në profiling e tij në Tuiter Tramp shkruan se nuk do të ishte keq nëse në këtëtë ftohtë, njerëzit të kishin pak nga ngrohja globale: Kini kujdes dhe qëndroni në shtëpi – shkruan presidenti. Një pjesë e madhe e vendit po vuan reshjet e dendura të dëborës dhe temperature e ulëta që kanë shënuar një rekord të ri. /abcnews.al