Vllaznia do të presë në stadiumin “Loro Boriçi” Laçin e Mirel Josës.
Një sfidë vërtetë e luftuar do jetë mes dyja skuadrave të cilat kërkojnë të marrin 3 pikët pas 90 minutave të lojës.
Laçianët synojnë kthimin tek fitorja pas barazimit me Partizanin, por duan triumfin edhe për vendin e tretë që aktualisht mbahet nga kundërshtari i tyre ditën e sotme.
Nga krahu tjetër Vllaznia do kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive për të blinduar edhe vendin e tretë që kërcënohet nga skuadrat e tjera.
Në këtë sfidë shkodranët e trajnerit Thomas Brdaric vijnë me grupine plotë dhe për herë të parë pas 10 javësh kampionat tekniku i Vllaznisë ka luksin e zgjedhjeve.
Ndërkohë Mirel Josa në këtë takim do i duhet të bëjë pa njërin prej futbollistëve m ëtë të mirë të skuadrës, pa fantazistin Regi Lushkja.
Formacionet e mundshme:
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Diagne, Adili, Hakaj, krymi, Jonuzi, Mustedanagic, A.Hoxhaj, Aralica, Latifi. Trajner: Thomas Brdaric
Laçi: Dajsinani, Ignjatovic, Velkoski, Raganovic, Velija, Deliu, Shehu, Qato (Ujka), Ziko, Mazrekaj, Guindo. Trajner: Mirel Josa /f.a/abcnews.al