Ardit Hoxhaj doli sot para mediave në prag të ndeshjes me Laçin dhe mes të tjerash deklaroi: “Durimi është gjëja më e mirë që mund të bëj një lojtar, pas dëmtimit jam treguar i duruar dhe kam punuar fort në stërvitje.
E dija që do të vinte momenti im dhe nuk jam mërzitur pse nuk kam luajtur nga fillimi. Mendoj që kjo është gjë e mirë, të bësh durim dhe të presësh momentin tënd”.
“Sa më shumë lojtarë të kesh është pozitive për ekipin, nuk përbën problem pastaj mungesa e ndonjë lojtari”.
“Laçi? Nuk kemi frikë askënd, ne e kemi me veten. Nuk mendoj për kundërshtarin, Laçi është ekip i mirë dhe ka ruajtur grupin nga vjet në masën 70%, por ne kemi lojën tonë.
Ky është vetëm fillimi i kampionatit se kemi pasur lojtarë të rinj dhe tani është koha të kemi vazhdimësi. Është si kampionati i vjetshëm, që shumë skuadra luftojnë për titull.
Tani është Tirana që është shkëputur si ne vjet, por edhe ata kanë treguar probleme. Ka tetë skuadra me objektiva madhorë për Europë dhe titull, do të jetë kampionat interesant.
“Ne kemi forcën për të pretenduar deri në fund për të dyja trofetë. Ne do të bëjmë maksimumin ndaj Laçit, por nuk është se humbja na nxjerr nga gara.
E rëndësishme është vazhdimësia, nuk varet nga një ndeshje. Nuk premtoj gola dhe të fus veten në presion më pas, unë premtoj që do të jap maksimumin”, u shpreh Ardit Hoxhaj. / abcnews.al