Rama si ministër i Jashtëm: Zgjedhje e detyruar, do padisim Metën

schedule19:25 - 21 Janar, 2019

schedule 19:25 - 21 Janar, 2019

Mazhoranca po përgatit një sërë padish ndaj Presidentit, të cilat do i çojë në Gjykatën Kushtetuese. E bëri të ditur kryeministri Rama pasi u votua si ministër i Jashtëm. Shefi i qeverisë tha se janë një sërë shkeljesh të kreut të shtetit që do reflektohen në padi të ndryshme, pasi Meta ka thyer çdo traditë të zyrës së presidentit.

“Them që votimi i sotëm ishte rezultat i një zgjedhjeje të detyruar si pasojë e refuzimit të Presidentit për të dekretuar ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme dhe thënë kjo dua që ta bëj të qartë për të gjithë opinionin publik se në kushtet kur nuk ka një Gjykatë Kushtetuese ende dhe në pritje të formimit të Gjykatës së re Kushtetuese për të trajtuar në rrugë institucionale shkeljet e kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës u detyrova të marr këtë vendim duke e besuar nga njëra anë se projekti i qeverisë së re nuk duhet cënuar se dhe nga ana tjetër nuk do duhej të zgjidhej një tjetër ministër i Jashtëm për një periudhë relativisht të shkurtër. Ne kemi përgatitur padinë në fakt do jetë një numër padish për një sërë shkeljesh nga ana e Presidebtit. Edhe në rastin konkret kemi përgatitur padinë pasi kjo është një çështje që duhet zgjidhur qartë dhe përfundimisht në kushtet kur Presidenti i Republikës ka marrë përsipër të veprojë në kundërshtim me të gjithë traditën e asaj zyre”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!