Drejtori i Policisë së Kosovës jep garanci për mbajtjen e Kadri Veselit në arrest shtëpiak

schedule17:41 - 26 Nëntor, 2021

schedule 17:41 - 26 Nëntor, 2021

Mbrojtja e Kadri Veselit në kërkesën e fundit për lirimin e tij nga paraburgimi drejtuar gjykatësit të procedurës paraprake ka përfshirë edhe përgjigjen e drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i cili ka dhënë garanci që ai mund të vazhdojë më pas në arrest shtëpiak.

Siç thuhet në letrën e dy avokatëve, Ben Emerson dhe Andrew Strong, dërguar Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, frencezit, Nicola Guillou, tashmë edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dhënë një garanci të qartë, e cila siç thuhet në dokument zvogëlon rrezikun e vetëm të identifikuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake në vendimin e mëparshëm.

Në vendimin e mëparshëm siç thuhet në dokumentin e mbrojtjes, Gjyqtari i Procedurës parprake kishte ngritur shqetësime se bisedat e mundshme të pa monitoruara të Kadri Veselit me familjarët dhe vizitorët që mund të pengonin përparimin e mëtejmë të procedurave të Dhomave të Specializuara. Gjithashtu në vendimin e mëparshëm, siç thekson dokumenti i mbrojtjes, ishte potencuar edhe rreziku i kryerjes së ndonjë krimi tjetër.

Mbrojtja ka konfirmuar se kanë marrë edhe një letër nga kreu i Policisë së Kosovës, në të cilën thuhet se “Policia e Kosovës është më se e aftë dhe e gatshme që të zbatojë çfarëdo kushti apo urdhri të vendosur nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake për Lirimin e Përkohshëm ose ndonjë çështje tjetër”.

Siç thuhet në dokumentin e mbrojtjes, Policia e Kosovës është më e pajisur për të zbatuar urdhrat e Gjykatës sesa njësitet në Qendrën e Paraburgimit.

Mbrojtja mw tej thotë se angazhimi i detajuar i marrë nga Policia e Kosovës ndryshon qartazi rrethanat dhe në mënyrë direkte zvogëlon rrezikun që Gjyqtari i Procedurës Paraprake kishte përmendur në vendimin paraprak për çështjen e Arrestit Shtëpiak.

Në fund mbrojtja kërkon nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake që të lirojë Kadri Veselin nga paraburgimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!