Në çelje të këtij sesion parlamentar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal te ministret e reja të qeverisë Rama. Ai pyeti njerëzit nëse i njihnin këta persona të cilët i quajti kukulla të kryeministrit.
“Shikojini pak këta njerëz, më thoni, a i dini emrat e disave prej tyre? A e dini emrin e kësaj zonjës, e njihni kush është? A e njihni o socialistë kush është kjo zonjë? Kush është kjo tjetra? Po kjo tjetra kush është? i njihni apo jo? A i njihni kush janë? Bashkëqytetarë socialistë, anëtarë të Partisë Socialiste, a i njihni kush janë këta? Çfarë janë? Janë kukullat e këtij. Më thoni (u drejtohet deputetëve socialistë në sallë), ju, a i mbani mend emrat e këtyre zonjave? Kaq po ju pyes. Nuk po ju vë as nofka e as mbiemra. A i njihni kush janë? Kush është, ministre e kujt është? Çfarë është? Çfarë ka bërë për këtë vend? Nga vjen? (i drejtohet kryeministrit Rama) Mos pëllit! Se në qoftëse ka filluar të të dhëmbë, do të të dhëmbë shumë më shumë, shumë shpejt. Mos pëllit. Kush janë këta? Nga i mori? Nga i nxori? Për çfarë i nxori? Zonja, anëtare të Partisë Socialiste, a i njihni kush janë këta njerëz? A ju përfaqësojnë ju? Apo përfaqësojnë vetëm xhepat, kontot bankare dhe paktet e zeza të Edi Ramës me një grusht oligarkësh? Ata i kanë miratuar. Ata ja kanë sjellë. Pazaret e milionave. 20 milionë euro kilometri te Unaza. Këta jua kanë sjellë, që ky të vazhdojë të firmosë për çdo gjë, pa e penguar njeri. Në fakt atë bëntë edhe më përpara, por këta kishin njëfarë profile politik, kanë bërë beteja politike, kanë ndjekësit e tyre. Padyshim treçereku i tyre duhet të shkojnë për ndjekje penale, ska diskutim. Dhe pot ë shkojnë për ndjekje penale në një drejtësi të pakapur, e dinë mirë se çfarë i pret, por kjo është një çështje tjetër, mos ti konfondojmë të gjitha bashkë. Janë njerëz që vinin nga një profil politik, por prapë së prapë ky i merrte vendimet. E hoqën dhe fasadën, nuk kanë më nevojë për fasadë! E kuptoni ku ka ardhur apo jo arrogance e një të çmenduri që e pikturon veten e vet lakuriq në instagram? E kuptoni?! Vendi është në duart e një të marri, të vërbuar nga urrejtja për popullin! Të krimbur nga paraja që u ka marrë njerëzve! Të çmendur nga arrogance e pafre! Të dalë binarësh, pasi ka shkelur themelin e Demokracisë europiane: ndarjen dhe kontrollin e pushteteve! Ja, ky është fundi i rrugës, i gjithë autokratëve zhytur në krim dhe korrupsion. Humbasin çdo sens mase! Shikojini edhe njëherë zonja të nderuara: A i njihni cilat janë emrat e tyre? Zero! Zero! Bëri sikur imitoi Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën, por i ra fasada dhe doli si Enver Hoxha, edhe kryeministër edhe ministër i Jashtëm”, tha Basha
Por sipas Bashës faturën për të gjithë këto vendime të Ramës e paguajnë njerëzit e thjeshtë, si studentët.
“Asgjë e mirë natyrisht nuk mund të vijë nga kjo. Faturën për këtë vazhduan ta paguajë populli. E paguajnë studentët, e paguajnë pensionistët, sipërmarrja e vogël, të papunët, shtresa emesme, pronarët, ish-të përndjekur. Vendi sot është në emergjencë kombëtare! Dhe faturën për këtë të marrë, që pasi ka vjedhur e zhvatur çdo gjë, do të poshtërojë shqiptarët dhe Shqipërinë deri në pikën e fundit, e paguajnë studentët. Nuk ka lek për të ulur tarifat dhe del një nga figurinat dhe thotë: do të ja marrim koncensionit Kashar-Thumanë. Pse? Ai në fakt duhet anulluar dhe çuar para ndjekjes penale, ata që e bënë, që ta dish ti mirë ti, edhe ata të bandës së Lushnjes. Po,po. Por, shqiptarët sot duhet ta dinë se në buxhetin e vitit 2019-të, ky mashtrues, ky hajdut psiqik, ka rezervuar zero lek për Thumanë-Rrogozhinë. Ka lek. Ka ku të marrë lek: 33 milion i ka Vilma Nushi, Jani Karadako-Paradako, si e ka ky apo si e ka ai tjetri. Tri koncensionet e shëndetësisë, 33 milionë euro. 21 milionë i ka Klodi i Benit për tre inceneratorë“, u shpreh Basha./abcnews.al