Nga Andrew Gregory and Tom Ambrose, The Guardian
Shkencëtarët kanë zbuluar një variant të ri Covid-19 të quajtur B.1.1.529 dhe po punojnë për të kuptuar se si ky variant funksionon. Deri më tani janë konfirmuar 50 raste në Afrikën e Jugut , Hong Kong dhe Botsvanë.
B.1.1.529 ka një plejadë shumë të pazakontë mutacionesh, të cilat janë shqetësuese sepse mund të shmangnin përgjigjen imune të trupit dhe ta bëjnë atë më të transmetueshëm, sipas shkencëtarëve. Çdo variant i ri që është në gjendje të shmangë vaksinat ose të përhapet më shpejt se varianti tashmë dominues Delta mund të përbëjë një kërcënim të rëndësishëm ndërsa bota po përpiqet të dalë nga pandemia.
Dr Susan Hopkins, këshilltarja kryesore mjekësore në Agjencinë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, tha se vlera R, ose numri efektiv i riprodhimit, i variantit B.1.1.529 në provincën e Afrikës së Jugut të Gauteng, ku u zbulua për herë të parë, tani ishte 2 – një nivel transmetimi i pa regjistruar që nga fillimi i pandemisë përpara se të vendoseshin kufizimet, raporton abcnews.al
Ku është zbuluar?
Sipas të dhënave deri më tani, varianti është zbuluar në Gauteng dhe mund të jetë përhapur tashmë në tetë provincat e tjera të vendit. Në një përditësim ditor për rastet e konfirmuara në nivel kombëtar, Instituti Kombëtar për Sëmundjet Transmetuese (NICD) raportoi 2,465 raste të reja Covid-19, pak më pak se dyfishi i infeksioneve të një dite më parë.
NICD nuk ia atribuoi ringjalljen e fundit variantit të ri, megjithëse disa shkencëtarë kryesorë vendas dyshojnë se varianti i ri është pikërisht shkaku. Afrika e Jugut ka konfirmuar rreth 100 ekzemplarë si B.1.1.529, por varianti është gjetur gjithashtu në Botsvana dhe Hong Kong, me rastin e Hong Kongut një udhëtar nga Afrika e Jugut.
Rreth 90% e rasteve të reja në Gauteng mund të jenë B.1.1.529. Sipas shkencëtarëve, varianti B.1.1.529 është varianti më i keq që që nga fillimi i pandemisë. Ai ka 32 mutacione në proteinën spike, pjesë e virusit që përdorin shumica e vaksinave për të nxitur sistemin imunitar kundër Covid. Ky është rreth dyfishi i numrit të lidhur me variantin Delta, raporton abcnews.al
Mutacionet në proteinën spike mund të ndikojnë në aftësinë e virusit për të infektuar qelizat dhe për ta përhapur kudo por gjithashtu e bëjnë më të vështirë për qelizat imune të sulmojnë patogjenin. Varianti Delta u zbulua për herë të parë në Indi në fund të vitit 2020, por që atëherë është përhapur në të gjithë botën, duke shkaktuar një rritje të numrit të rasteve dhe viktimave.
Variantet e tjera të koronavirusit përfshijnë Alpha (e cila e ka origjinën në Kent në MB), Beta (dikur e njohur si varianti i Afrikës së Jugut) dhe Gamma (i zbuluar fillimisht në Brazil).
Të mërkurën,Francois Balloux, profesor i biologjisë dhe drejtor në Institutin e Gjenetikës UCL, tha se varianti ka të ngjarë të evoluojë gjatë infeksionit kronik të një personi me imunitet të kompromentuar, duke pasur parasysh numrin e madh të mutacioneve që ai ka akumuluar me sa duket në një shpërthim të vetëm. Në një deklaratë për shtyp nga Science Media Centre, Balloux tha se personi me imunitet të kompromentuar ishte ndoshta një pacient i infektuar me HIV/AIDS.
Ai tha se varianti është i vështirë të parashikohet në këtë fazë, madje sugjeroi se ky variant i ri nuk njihet nga sistemi imunitar i personave të infektuar nga variantet Alfa ose Delta. Mutacionet kryesore të variantit të Botsvanës përfshijnë E484A, K417N dhe N440K, të cilat mund t’i shpëtojnë antitrupave, raporton abcnews.al
Masat e reja
Anglia ka pezulluar udhëtimet nga Afrika e Jugut, pezullimi përfshin gjithashtu fluturimet nga Namibia, Lesoto, Botsvana, Esëatini dhe Zimbabve. Skocia konfirmoi se të gjithë të ardhurit nga vendet e Afrikës së Jugut duhet të izolohen dhe të të testohen nga mesdita e së premtes, ndërsa kushdo që arrin pas orës 4 të mëngjesit të së shtunës do të duhet të karantinohet në një hotel.
Personat që kanë udhëtuar kohët e fundit në Afrikën Jugore do të karantinohen dhe testohen. Izraeli gjithashtu njoftoi se do të pezullojë udhëtimet nga Afrika e Jugut. Komisioni Europian ka njoftuar planet për të pezulluar udhëtimet nga rajoni.
Çfarë do të thotë përhapja e variantit të ri për Mbretërinë e Bashkuar?
Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar po punojnë gjatë gjithë kohës për të zbuluar më shumë të dhëna rreth variantit të ri. Për shkak se varianti është shfaqur vetëm kohët e fundit, shkencëtarët nuk kanë ende prova për transmetueshmërinë ose aftësinë e tij për t’iu shmangur vaksinave.
Mund të duhen disa javë deri sa shkencëtarët të kenë informacion të plotë në lidhje me variantin e ri.
Çfarë masash duhet të marrin për të mbrojtur veten?
Një nga gjërat e para që duhet të bëni është të vaksinoheni. Personat mbi 40 vjeç të cilët janë vaksinuar plotësisht duhet të marrin dozën përforcuese.
/abcnews.al