Ka shkuar në 57 numri i viktimave nga shpërthimi në një miniere qymyri në Siberi, duke përfshirë dhe punonjësit e shpëtimit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se numri i të plagosurve nga shpërthimi i metanit në minierën e qymyrit është 63. Ndërkohë të plagosurit po trajtohen në katër spitale siberiane, sipas Vitaly Heraskov, zëvendësministër i shëndetësisë në rajonin e Kemerovës.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të së enjtes në minierën Listviaznaya në Kemerovë, zonë ku funksionojnë shumë miniera qymyri.
Në minierë ishin më shumë se 250 persona.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e kësaj ngjarje. /abcnews.al