Rruga Shijak–Durrës e mbushur me gropa

schedule16:15 - 20 Janar, 2019

schedule 16:15 - 20 Janar, 2019

Rruga që lidh Durrësin me Shijakun është kthyer në gjendje të pakalueshme. Përgjatë gjithë gjatësisë së saj ka gropa të mëdha që rrezikojnë çdokënd që udhëton përmes saj.

Në këto gropa përgjatë rrugës nacionale Shijak-Durrës qytetarët rrezikojnë të bien çdo ditë. Amortizimi i segmentit 5 kilometra të gjatë jo vetëm po dëmton automjetet, por po rrezikon këdo që shkel këtu.

Kalimi mbi rrugën ku asfalti thuajse është zhdukur është i mundimshëm. Investimi i fundit për rehabilitimin e saj është ai i gati dy dekadave më parë. Gjendja në të cilën ndodhet nxiti vazhdimisht protestat e banorëve.

Rruga nacionale konsiderohet ndër më të rëndësishme në rreth dhe kjo jo vetëm për shkak të numrit të madh të automjeteve që qarkullojnë mbi të. Në të dy anet e saj janë ngritur dhjetëra biznese të mëdha, duke u konsideruar ndër zonat me përqendrimin më të madh të zhvillimit ekonomik. Por krahas kësaj, askush nuk është kujdesur për mirëmbajtjen apo rehabilitimin e rrugës për vite me radhë./abcnews.al