Qeveria është tërhequr nga koncesioni për kolaudimin e mjeteve. Ky projekt ka qenë në listën e konçesioneve të reja për vitin e ardhshëm dhe parashikohej të kishte një kosto prej 20,3 miliardë lekësh. Por gjatë miratimit të projektbuxhetit nen për nen ministrja theksoi se ka pasur një rishikim të listës së PPP-ve për vitin 2022.
“Kemi hequr koncesionin e kolaudimit, i cili është në fakt një shërbim që kryhet nga DPSHTRR dhe ishte i mbetur atyr prej vitesh. kemi saktësuar shifrën e Rrugës së Arbrit, 40.3 miliard lekë,” theksoi Ibrahimaj.
Qeveria ka ulur ndër të tjera edhe fondet për kompensimin e pronarëve dhe shpronësimet.Kjo ka shkaktuar diskutime në komision dhe është kundërshtuar edhe nga deputetë të maxhorancës
Kritik deputeti Erjon Braçe ka qenë ndaj qeverisë edhe në lidhje me rishikim e taksës për naftën e jahteve e cila u ul nga 65 lekë për litër në 40 lekë
Projektbuxheti dhe paketa fiskale për vitin 2022 do të kalojnë për miratim në parlament në seancën e ardhshme. /abcnews.al