I jepet lamtumira kompozitorit  të njohur Kozma Lara

schedule16:35 - 19 Janar, 2019

schedule 16:35 - 19 Janar, 2019

Në Universitetin e Arteve janë mbajtur homazhet në nder të kompozitorit të njohur Kozma Lara, i cili u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare. Miq, artistë dhe studentë shprehin vlerësime për profesorin dhe kompozitorin, i cili lëvroi thuajse çdo gjini të muzikës.

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare kompozitori Kozma Lara. Familjarë, miq, artistë i kanë dhënë lamtumirën  kompozitorit të njohur  Kozma Lara, i cili u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare. Homazhet në nder të kompozitorit të shquar u mbajtën në Universitetin e Arteve, pasi është edhe ndër themeluesit e shkollës kombëtare të muzikës.

Kozma Lara la pas një trashëgimi të çmuar krijuese. Ai ka lëvruar thuajse çdo gjini muzikore.

Studentët e tij çmojnë vlerat profesionale dhe njerëzore.

Kozma Lara për herë të fundit luajti në piano në një intervistë për ABC News, vetëm një muaj më parë në Akademine e Shkencave, ku u mbajt një aktivitet nderi për krijmtarinë e tij “Një jetë me muzikën”. Kozma Lara (1930-2019), i fundit nga të mëdhenjtë themelues të muzikës shqiptare.

Kozma Lara u lind në Durrës, më 10 Korrik 1930. Veprat e tij të para, filluan të dëgjoheshin në vitet ’60-të. Në 1965, u duartrokit sinfonia, një vit më vonë, kompozoi muzikën e baletit “Fatosi Partizan”, që u vu në skenë nga koreografi Panajot Kanaçi.

Në vitin 1958 studion në Konservatorin P. Iliç. Çajkovski në Moskë (ish BRSS), në degën e Kompozicionit, student i Profesorit Sergey Artem’yevich Balasanian.

Gjatë viteve ka kontribuar në Asamblin e Ushtrisë Popullore, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë si Koncert Maestër dhe në Shkollën e Mesme të Muzikës Mujo Ulqinaku-Durrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!