Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Brenda mandatit tjetër të kreut Bashkiak përfundon Kampusi Universitar

schedule11:48 - 19 Janar, 2019

schedule 11:48 - 19 Janar, 2019

“Brenda mandatit tjetër të kryetarit të Bashkisë Tiranë synojmë të ketë përfunduar ndërtimi i kampusit universitar”. Është ky premtimi që dha kryeministri Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të kampusit Universitar.

“Duhet të bëjmë shpronësime për të nisur ndërtimin e kampusit universitar në Qytet Studenti. Brenda këtij mandati synojmë që të gjitha konviktet të jenë në një situatë ndryshe dhe të nisë ndërtimi i kampusit. Brenda mandatit tjetër të kryetarit të Bashkisë Tiranë synojmë të ketë përfunduar ndërtimi i kampusit universitar”– u shpreh Rama.



Kryeministri theksoi se arsimi i lartë është në një fazë transformimi.

“Ne kemi hyrë në një proces transforimi të arsimit të lartë duke vendosur së pari bazën që është ligji për arsimin e lartë. Qeveria është bërë njësh me studentët dhe pedagogët për përmirësimin e arsimit të lartë. Mund ta rishohim ligjin e arsimit të lartë nëse ka diçka që pengon përmirësimin e arsimit”.  

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!