Protesta e banorëve për ndërtimin e HEC-eve, çështja kalon në gjykatën e Lezhës

schedule10:56 - 22 Nëntor, 2021

schedule 10:56 - 22 Nëntor, 2021

Ndërtimi i 5 hidrocentraleve  në Kaçinarë të Mirditës ka përfunduar për shqyrtim në gjykatën e Lezhës. Në vendimin e kësaj të hëne gjykata ka kërkuar 3 javë kohë për të shqyrtuar pretendimet e banorëve dhe kërkesën e prokurorisë në lidhje me lejet për HEC-et në Kaçinar të Mirditës.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se banorët e njësisë administrative të Kaçinarit në Mirditë kërkojnë anulimin e ndërtimit të këtyre HECE-ve, pasi nga ndërtimi i tyre preken 7 fshatra dhe 2 mijë banorë. Pretentohet se janë falsifikuar dokumente dhe zona ka qenë miratuar më heret nga qeveria Rama si zonë e mbrojtur.

Banoret kishin bërë padi në SPAK, kjo e fundit ia ka kthyer çështjen prokurorisë së Lezhës./abnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!