Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

4 të vdekur dhe një i zhdukur pas përmbytjeve në Kanada

schedule08:23 - 22 Nëntor, 2021

schedule 08:23 - 22 Nëntor, 2021

4 persona kanë humbur jetën dhe një person rezulton ende rezulton ende i zhdukur pas përmbytjeve në Kanada. Shirat e rrëmbyeshëm që goditën provincën e Kolumbisë Britanike të dielën dhe të hënën e kaluar shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje që shkatërruan rrugët dhe infrastrukturën. Tubacioni i naftës Trans Mountain, jetik për industrinë e naftës në Alberta, është mbyllur përkohësisht.

Autoritetet vendosën një kufi prej 30 litrash për furnizimin me karburant për individët për të përballuar ndërprerjen në zinxhirin e furnizimit të shkaktuar nga ngjarja ekstreme klimatike. Kufizimet do të zbatohen për 10 ditë dhe banorëve do tu kërkohet të kufizojnë udhëtimet e tij për të kursyer karburant.

Sipas meteorologëve priten reshje të dendura edhe javën e ardhshme.

Brenda disa muajsh, zonat bregdetare të Kanadasë në Paqësor janë goditur vazhdimisht nga fatkeqësitë natyrore: një valë ekstreme e të nxehtit në fund të qershorit si pasojë e ndryshimeve klimatike, preku vendin duke shkaktuar zjarre të mëdha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!