Borussia Dortmund e ka të qartë që në verë rrezikon ta humbasë sulmuesin e saj kryesor, norvegjezin Erling Haaland.
Në këto kushte gjermanët po shikojnë që të gjejnë pasuesin e tij dhe objektivi kryesor është talenti i RB Salzburg, Karim Adeyemi.
Sulmuesi 19-vjeccar ka shënuar 11 gola në 13 ndeshje në kampionatin austriak dhe 4 gola në grupet e Champions League, çka ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.
Dortmund është favorit për ta marrë gjermanin, por në lojë është futur ditët e fundit edhe Barcelona.
Katalanasit po tentojnë ta transferojnë sulmuesin e ri dhe duhet të thyejnë konkurrencën me rivalët për shërbimet e tij. / abcnews.al