Rama: Pagat e mjekëve dhe infermierëve do i rrisim 40%

schedule17:38 - 18 Nëntor, 2021

schedule 17:38 - 18 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama premtoi sot përpara mjekëve dhe infermierëve që brenda mandatit të tretë pagat e tyre do të rriten me 40%. Ai tha se në shëndetësi është bërë shumë krahasuar me momentin që e morën këtë sektor në vitin 2013 kur erdhën në pushtet.

Angazhimet për pagat tuaja janë pasuar me fakte dhe faktikisht që prej hapit të parë që kemi hedhur, pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur 63%.

Natyrisht që ne nuk jemi të vetëpërmbushur nga ky fakt dhe ambicia jonë është që pagat të vazhdojë të rriten për të kapur +40% brenda këtij mandati të tretë, duke filluar nga një +6% në vitin e ardhshëm” tha Edi Rama.

Por vlerësimi për sistemin shëndetësor nuk mbyllet këtu. “Mbi rrogën bazë do të ketë pagesa të ndryshme sipas kontributit” tha Rama.

Më pas ai foli për specializimet. “4 vite, i vetmi vend në planet pa asnjë specializim. U përkthye në mungesë dramatike specialistësh në sistemin shëndetësor, por kjo është një shenjë që sistemi nuk qeverisej, thjesht shpërdorohej.

Nuk e imagjinoj se cfarë do të kishte ndodhur nëse pandemia do të kishte sulmuar përpara se ne do të kishim ngritur një infrastrukturë” tha ai.

Deklaratat kryeministri i bëri gjatë prezantimit të Buxhetin 2022 për Shëndetësinë./ db/Abcnews.al