Osmani: Në Durrës rrezikon të përsëritet tragjedia nëse bie tërmet, ma tha inxhinieri

schedule22:33 - 17 Nëntor, 2021

schedule 22:33 - 17 Nëntor, 2021

Na ndajnë edhe 9 ditë nga 2 vjetori i tërmetit të 26 nëntorit që tronditi vendin, duke lënë gjurmë te shumë familje. Kryetar i Partisë Atdheu, Kreshnik Osmani në emisionin “Bardh a Zi” në ABC ngriti shqetësimin se nëse bie dhe një tërmet tjetër i fortë mund të përsëritet tragjedia.

Kjo pasi sipas tij katet e para të pallateve të ndërtuara në kohën e komunizmit në Durrës janë kthyer të gjitha biznese, duke bërë ndërhyrje në kolona. Kësisoj nëse bie një tërmet i asaj natyre, sipas tij ato pallate do të rrafshohen. Thirrja e tij është që të merren masa “para se të ndodhë një kasap hane tjetër”.

“Ajo që po ndodh në Durrës është një rrezik i madh sepse Durrësi u godit me 6.4 ballë vetëm 2 vite më parë. Qendra e Durrësit, pallatet e ndërtuara në kohën e monizmit, janë në katet e poshtme të gjitha lokale, biznese… Te shtëpia e prindërve të mi e kam denoncuar këtë gjë. Katet e para të pallateve në Durrës të ndërtuara në kohën e monizmit janë bërë të gjitha lokale, biznese, kam hall që përsëritet e njëjta gjë si në 2019 nëse bie tërmet.

Nëse në Durrës bie një tërmet tjetër 5.5 shumë pallate do rrafshohen sepse katet e para janë kthyer në biznese, kanë hequr shtyllat mbajtëse, dhe ma kanë thënë inxhinierë këtë gjë… situata është shqetësuese. Të merren masa para se të ndodhë një kasap hane tjetër”, tha ai. /abcnews.al