Lojtari shqiptar, Nedim Bajrami, i cili aktivizohet me Empolin në Itali, ne fillim sezoni shkëlqeu me paraqitjen e tij, por në ndeshjet e fundit është vënë në dukje një rënie e formës së tij.
Sipas drejtorit sportiv të klubit të Empolit, kjo është një situatë e njohur për ekipin, sepse edhe vitin e kaluar ka përjetuar të njëjtën gjë.
Në intervistën e dhënë për “Tuttomercatoweb”, i pyetur në lidhje me Bajaramin është shprehur se mesfushori shiqptar është një lojtar i ri i cili do të rritet shumë në të ardhmen.
“Është pjesë e rrugës së rritjes. Edhe vitin e kaluar Bajrami ka pasur një moment të tillë, por jemi të vetëdijshëm se kemi një lojtar që do të rritet. Dhe çfarë do të mbetet, ne vëmë shumë bast për të. Këtë moment përkuljeje, e konsiderojmë normal në rrugë. Ai është i ri, duhet të ndjekë një rrugë të tillë, në fund të fundit është i datëlindjes së 99-ës.
Merkato e Janarit? Ideja është të mos mërzitet asgjë. Edhe nëse ka disa kërkesa për lojtarët e mëdhenj, Empoli nuk ka ndërmend të shesë më të mirët. Për sa i përket përfundimit që do të shohim, mbeten edhe shtatë deri në tetë ndeshje bashkë me Kupën, ne kemi marrë ende kohë me trajnerin. Nëse bëjmë diçka, do të jetë diçka e synuar dhe e plotë për skuadrën tonë”, ka thënë Pietro Accardi. /f.a/abcnews.al