Vrasja tragjike e 8-vjeçarit në Fier, reagon Basha

schedule12:44 - 17 Nëntor, 2021

schedule 12:44 - 17 Nëntor, 2021

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Fier ku një 8-vjeçar u vra dhe u gropos nga Klodian Çalamani.

Basha shprehet se është i tronditur ndërsa u shpreh ngushëllime familjarëve.  Për kreun e PD-së kjo është një kambanë alarmi për strukturat e shtetit. Më tej Basha shton se duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Reagimi i Bashës:  
Jam thellësisht i tronditur për ngjarjen e tmerrshme kriminale që i mori jetën një 8 vjeçari në Fier. Si prind, ndaj sot dhimbjen me prindërit dhe familjarët e Mateos dhe lus Zotin t’ua lehtësojë dhimbjen!

Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve!

Dita e djeshme, e cila jo për herë të parë na përballi me ngjarje të rëndë kriminale, është një këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social. Duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti, një strategji e re përballjeje përtej propagandës, që ngjarje të tilla të parandalohen pa qenë vonë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!