Një 19-vjeçare me origjinë nga Kosova është arrestuar mëngjesin e sotëm në Milano të Italisë, nën dyshimet për terrorizëm. Sipas mediave italiane, 19-vjeçarja me origjinë kosovare është arrestuar pas hetimeve nga Prokuroria e Milanos, me urdhër të lëshuar nga Gjykata atje, raporton Express
Sipas raportimeve, 19-vjeçarja ka qenë e martuar me Kujtim Fejzullahin, i cili në janarin e vitit të kaluar gjatë një sulmi terrorist në Vjenë, kishte vrarë katër persona dhe plagosi 23 të tjerë, deri në momentin kur policia austriake shtiu drejt tij, duke e lënë të vdekur.
Po ashtu, raportohet se e arrestuara ishte e radikalizuar qysh në moshën 16-vjeçare, dhe njihej si përkrahëse e zjarrtë e “Shtetit Islamik”, derisa kohëve të fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milan, bashkë me vëllain e saj, ndërkohë që kishte kontakt të vazhdueshëm me burrin e saj.
“Nuk dihet ende roli që ka pasur 19-vjeçarja në organizatën terroriste dhe cilët janë bashkëpunëtorët e saj të mundshëm.” /abcnews.al/