Të paktën një person ka humbur jetën në Kanada, pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje, duke detyruar mijëra të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Sipas autoriteteve, ende nuk dihet numri i saktë i personave që janë zhdukur.
Thousands of residents have been ordered to evacuate after massive rainstorms in Canada’s British Columbia triggered floods and landslides.
?: https://t.co/cmqAbdIB7I pic.twitter.com/8epkCRw18D
— Al Jazeera English (@AJEnglish) November 16, 2021
Të hënën, rreth 7,000 banorë të Merritt, 300 milje në verilindje të Vankuverit, u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Urdhri i evakuimit do të qëndrojë në fuqi ndoshta më shumë se një javë, sipas autoriteteve, të cilat theksuan se përmbytjet vazhdojnë të jenë një rrezik i konsiderueshëm.
Në të njëjtën kohë, për shkak të përmbytjeve janë ndërprerë të gjitha shërbimet e trenave “për dhe nga porti i Vankuverit”, tha përfaqësuesi i autoriteteve , Mati Polichronis. Sipas pamjeve të transmetuara nga mediat kanadeze, reshjet e shiut kanë pushuar por shumë rrugë janë ende të mbyllura, pasi të hënën ra deri në 250 milimetra shi në Luginën Fraser.
Flood damage cuts all rail access to Canada’s largest port of Vancouver https://t.co/nsmItgOlqQ pic.twitter.com/D2FfuzBIKB
— Reuters (@Reuters) November 16, 2021
“Nuk kam asnjë dyshim se këto fenomene janë të lidhura me ndryshimet klimatike, ” tha Mike Farnworth, Ministri i Rendit Publik i Kolumbisë Britanike, disa muaj pasi zjarret e mëdha goditën qarkun.
Banorët e shumë qyteteve u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë 1,100 banorë të Abbotsford, disa dhjetëra milje larg Vankuverit. Në të njëjtën kohë, rreth 9,000 persona kanë mbetur pa energji elektrike.
This is a clip from Abbotsford, British Columbia, Canada. Heavy Floods are one of the indicators of #ClimateEmergency. It’s affecting all of us in the tropics, temperates and even the frigids. pic.twitter.com/gN7G9yLw1x
— Sudha Ramen ?? (@SudhaRamenIFS) November 17, 2021
“Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën në British Columbia”, tha dje kryeministri kanadez Justin Trudeau.
/abcnews.al