Në këtë foto është Klodian Çalamani, i arrestuar nga blutë pasi rrëmbeu dhe vrau fëmijën e fqinjit mbrëmjen e sotme në mënyrë makabre në Fier.
Çalamani e ka marrë të miturin në banesë dhe më pas e ka goditur në kokë me lopatë. Fill pas kësaj ai e ka groposur të miturin në baltë, në oborrin e banesës së tij ku jetonte prej vitesh i vetëm.
Po ashtu mësohet se pas ngjarjes horror, autori ka dalë në rrugë duke pyetur familjarët të viktimës nëse e kishin gjetur djalin, për të humbur gjurmët.
Si u zbulua autori? Një burim nga grupi hetimor i tha Abcnews.al se 38-vjeçari ka qenë që në fillim të shënjestër të grupit hetimor nisur nga e kaluara e tij, pasi disa vite më parë kishte rrëmbyer një vajzë. Ai është shoqëruar duke u marrë në pyetje. Fillimisht nuk ka pranuar asgjë, por hetuesit e kanë zbërthyer, duke bërë që ai ta pranojë krimin. be.k/abcnews.al