Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj këtë të martë në fjalën e tij në Kuvend është shprehur se është për të ardhur keq sesi qeveria nuk ka menduar për përfitimet e qytetarëve por të vetë qeveritarëve.
Xhaferraj ndër të tjera është shprehur se ministrat dhe kryeministri janë bërë bashkë për të përfituar më shumë për vete sesa për të mirat dhe në interes të qytetarëve.
Ai ka theksuar se bujqësia është lënë në mëshirë të fatit, dhe se siguria në vendin tonë lë për të dëshiruar.
“Projekt buxheti është ngjarja më e rëndësishme e këtij vendi, pasi prezantohet nga qeveria se çdo të bëhet për qytetarët vitin që vjen, por në fakt në vend që të diskutojnë përfitimet për qytetarët diskutojnë përfitimet e vetë qeveritarëve. Ky buxhet bën bashkë, ministrin e Mbrojtjes, të Brendshëm, të Bujqësisë, të Arsimit, Të Shëndetësisë e deri te kryeministri bëhen bashkë dhe qytetarët në projekt buxhet nuk përfitojnë asgjë. Duke u bërë të qartë se jemi në një situatë të vështirë pandemie, por ju nuk jeni në ato karrige nga lira e votës, kryeministri një ditë më parë tha se toka bujqësore punohet dyfish dhe fermerët janë më mirë se në 2013, ndërsa vetë fermerët konfirmojnë se qeveria është ajo që është më mirë.
Qytetarët kanë humbur besimin te policia. Një biznesmen u vra në Fier ku familjarët përzunë policinë ku dhe në Fushë Krujë u dëshmua sërish e njëjta gjë. Ministri thotë se do të rrisin investimet në teknologji, por për çfarë për të nxjerrë rekordet kriminale të viktimave po për krismat dhe panikun që shkaktojnë te qytetarët kush mban përgjegjësi. Një tjetër problem është se policia ka humbur besimin te policia. Ditë më parë kryeministri mori peng disa zyrtarë të policisë te parku olimpik dhe u foli për buxhetin e ministrisë së Brendshme. Çfarë besimi do të ketë një polic te kryeministri që flet për miliarda dhe ai vetë nuk ka marrë as mundin e tij.
Nuk jemi kundër koncesioneve por kundër vjedhjes nga koncesioneve. Koncesionet nuk janë për tu shërbyer qytetarëve por qeveritarëve. Është pozitive që në ministrinë e Mbrojtjes do të rriten investimet dhe pagat, por pasi kanë kaluar 9 vite që gënjejnë qytetarët. Asnjë vend i aleancës nuk i ka 30% të aleancës, për emergjencat civile nuk është thënë asnjë fjalë,.
Qeveritarët në sheshin Nënë Tereza, qeveria e vendit më të varfër kanë makinat më të shtrenjta, ndërsa punonjësit e emergjencave civile pa kapele, pa mbrojtje, në rrënojat e tërmetit. Kryeministri mos ta përsërisë më se ka dalë nëpër Shqipëri, pasi ka dalë me idenë për të mos përfituar asgjë qytetarët. Në ato karrige të ardhura me votë të vjedhur ashtu keni ardhur për të vjedhur edhe qytetarët”, është shprehur ai. /abcnews.al