Harry Kane zbulon se çfarë bën me topat e tregolëshave

schedule10:56 - 16 Nëntor, 2021

schedule 10:56 - 16 Nëntor, 2021

Harry Kane zbuloi se çfarë bën me topat e tij të het-trikëve pas ndeshjes me San Marinon ku theu disa rekorde.

Ai theu rekordin për më shumë gola të shënuar në një vit kalendarik pasi shënoi katër një natë më parë.

Gjithashtu Kanë u bë lojtari i parë që shënon 4 gola në një ndeshje të Anglisë që nga Ëright në 1993.

28-vjeçari tashmë ka 48 gola më kombëtaren duke barazuar Lineker, me yllin e Spurs që është vetëm 5 gola lareg Ëayne Rooney-t.

Kane ka shënuar hat-trick në ndeshjet e njëpasnjëshme për Anglinë dhe ka edhe dy topa për të shtuar në koleksionin e tij.

Ai shtoi: “Topi është i bukur dhe i sigurt. Një tjetër për të marrë në shtëpi. Fëmijët do ta shijojnë, me siguri.

“E vendosa në një kuti të vogël xhami dhe i mbaj. Kur fëmijët të rriten, shpresojmë se do t’u japë atyre pak motivim.

“Është mirë t’i kesh ata nëpër shtëpi dhe t’i kujtosh vetes se çfarë po bën dhe çfarë mund të arrish.” r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!