Vetëdorëzimi i “Eskobarit të Ballkanit” Klement Balili ka qenë padyshim lajmi i ditës. Ky vetëdorëzim, sipas gazetarit Ferdinand Dervishi ka ardhur në një moment kur “pushka” e Metës po qëllon ndaj “topit” të Ramës. Dorëzimin e Balilit gazetari e ka lexuar në bazë të zhvillimeve më të fundit. Këtu, ai ka folur për protestën e studentëve, për protestën e banorëve të “Astirit” si dhe përplasjen mes Presidencës dhe Kryeministrisë për emërimin e ministrit të ri të Jashtëm.
“Në rastin tjetër duhet lexuar sipas zhvillimeve të fundit, protesta e studentëve, protesta e banorëve të “Astirit”. Ndërsa ditët e fundit mediat dhe opinioni ishin të orientuar tek përplasja mes Presidencës dhe Kryeministrisë. Dhe sot erdhi vëtëdorëzimi i Klement Balilit. Në vitin 2013 në kohën kur LSI dhe PS ishin në pushtet e morën dhe e bënë funksionar shtetëror. Puna mbase dhe e fuqizoi dhe ai pas postit filloi të bënte sërish punën që ai dinte të bënte më së miri. Më pas i plasi historia në Greqi dhe në Ballkan. Në këtë moment ai u shpall në kërkim ku pati edhe akuza për dekonspiracion të aksionit për kapjen e tij. Më pas politika u fut në mes që është emëruar nga Haxhinasto ish-ministër i Transportit dhe se është emëruar nga Meta. Erdhi momenti që Ambasada Amerikane këmbëngulte për arrestimin e tij. Presioni ishte aq i madh sa u detyrua dhe Meta që të kishte iniciativa për kapjen e tij. Në pamje të parë u prishën marrëdhëniet e Metës me Balilin. Pas 4 vitësh PS mori pushtetin për vete dhe LSI mbeti në opozitë. Tani kemi kemi arritur në majë të problemit. Meta po e shikon Presidencën si pushëk që t’i bie topit të madh të Ramës. Në këtë moment më e keqja që mund të jetë është garancia i është dhënë që ai t’i bjerë politikisht dikujt. Nëse ai do të shfaqet si i penduar i drejtësisë ky version mund të jëtë më i qëndrueshëm”.
Më tej gazetari ka komentuar duke u shprehu se më qe keqja që mund t’i ndodhë Balilit është dënimi me pak vite burg dhe më e mira lirimi i tij.
“Por kur thuhet dorëzim apo vetëdorëzin e vetmja mundësi që ka Policia e Shtetit është që thotë se ne ia ngushtuam aq shumë saqë ai nuk kishte nga t’ia mbante dhe ngriti duart përpjetë. Ka pasur kohën e duhur nga Dhjetori e deri më tani ku me anë të avokati dhe në konsultë me avokatin të mësonte se çfarë ai rrezikonte. Avokati i vet sot ka pasur një prononcim dhe foli për letërporosinë e ardhur nga Greqia dhe për hetimet që sipas tij janë drejt përfundimit për çështjen në fjalë. Kjo deklaratë duhet të lexohet në dy drejtime: Kjo do të thotë se ato prova që janë për të, në rastin më të keq ai mund të donohet me pak vjet që i është dhënë garanci nga avokati i tij. Dhe e dyta, në rastin më të mirë ai mund të lihet i lirë”./abcnews.al