“Sa të jetë Reja nuk vij në Kombëtare”, gazetari zbulon fjalët e Brojës

schedule15:37 - 15 Nëntor, 2021

schedule 15:37 - 15 Nëntor, 2021

Gazetari i sportit, Pano Xhixho ka zbuluar në emisionin “Skaner”, se sipas informacioneve që ai ka, Armando Broja i ka thënë rrethit të ngushtë se nuk do të shkojë më në Kombëtare, për sa kohë të jetë trajner Edoardo Reja.

Xhixho theksoi se golat që Broja ka shënuar me Shqipërinë janë për aftësi individuale.

“Unë tani po ju zbuloj se çfarë ka thënë Armando Broja në rrethin e ngushtë. Ai ka thënë se për sa kohë që të jetë Reja si trajner, nuk do të vijë më në Kombëtare. Nuk është 100% e sigurt, por janë nga burime të afërta.

 

Madje ndaj Polonisë, Broja u nervozua dhe hodhi jelekun. Nuk ka marrëdhënie dashurie mes tyre. Ka kërkuar që gjithmonë të jetë titullar dhe Reja e spostonte vëmendjen. Broja është një lojtar shumë pak i shërbyer.

Po të shikosh golat e tij, janë aftësi individuale. Duket që ka një inat, që e nxjerr te ato goditje. Nuk i shërbejnë. Te Southampton janë gola skuadre. ”, u shpreh Xhixho/h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!