Rritet me 42% numri i rasteve me Covid në Itali

schedule14:25 - 15 Nëntor, 2021

schedule 14:25 - 15 Nëntor, 2021

Italia ka shënuar një rritje prej 42.1% të rasteve, gjatë javës së kaluar. Për sa i përket rajoneve të ndryshme, Genova, raportoi një rritje prej 88%, dhe rajoni i Friuli, në Italinë verilindore, 74%.

Në Milano, rastet e Covid-19 u rritën me 58% javën e kaluar. Në të njëjtën kohë, shtrimet në spitale në mbarë vendin u rritën me 13%. Në shtatë ditët e fundit kanë humbur jetën 390 persona dhe janë regjistruar gjithsej 50 mijë raste të tjera.

Përveç Italisë veriore, shqetësuese është edhe situata në Siçili, veçanërisht në rajonin e Katanias. Arsyeja kryesore në këtë rast është përqindja më e ulët, në raport me mesataren kombëtare, e qytetarëve të vaksinuar. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, tha se duhen marrë hapa të kujdesshëm dhe se nuk ka dyshim se ka një tendencë të përgjithshme, e cila tregon se rastet janë në rritje.

Synimi kryesor, shtoi Speranza, është të përshpejtohet administrimi i dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit. Në Romë deri më tani, vetëm 33% e qytetarëve mbi 80 vjeç kanë marrë dozën e tretë. Një element që tregon se duhen intensifikuar gjithë përpjekjet për parandalimin e pandemisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!