Në fshatin ndoshta më të afërt me qytetin e Korçës akoma nuk ka një qendër shëndetësore. Ajo që shërben si e tillë është një barakë e cila u vendos në vitet ‘90, brenda së cilës ka vetëm një aparat tensioni.
Barakë me dërrasa, e pozicionuar në qendër të fshatit Ravonik. Duket si depo për mbajtjen e druve. Në të vërtetë është qendra shëndetësore e zonës.
Dhuratë nga populli belg, në fillim të viteve ‘90, kishte për qëllim të zgjidhte një situatë emergjente, deri në ngritjen e një qendre shëndetësore të përshtatshme.
Por edhe pse kaloi jo pak kohë, nuk u ndërtua asnjëherë.
Rruga që të çon tek qendra shëndetësore është e mbytur nga balta.
Brenda barakës mund të gjesh drutë e dimrit dhe sobën, por jo pajisjet e nevojshme për tju ofruar shërbim shëndetësor më tepër se 1 mijë banorëve.
Qendrës i mungojnë nga ndriçimi deri tek uji dhe kushtet e tjera higjeno-sanitare.
Një stetoskop dhe një aparat tensioni janë të vetmet shërbime që i ofrohen këtij ambienti, më pak se 2 km larg Korçës.
Mjeku që mbulon gjithë fshatrat e njësisë administrative, vjen këtu vetëm dy herë në javë. Banorët, që edhe për vizitën më të thjeshtë i drejtohen spitalit të Korçs, ku ju duhet të paguajnë edhe tarifën përkatëse.
Ravoniku është në pritje të zbatimit të projektit të ndërtimit të qendrës së re shëndetësore, i cili del në dritë sa herë ka përballje elektorale./abcnews.al
https://youtu.be/ubDpFddO8bs