Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, do të vizitojë sot Kosovën.
Me këtë rast ai do të ketë takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.
Takimi me Osmanin do të mbahet në orën 12:05, ndërsa me Kurtin do të ketë takime kokë më kokë në orën 10:10 dhe më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për media. Takimi me Konjufcën është paralajmëruar për në orën 12:55.