Në fanellën bardh e zi Adrien Rabiot ka zhgënjyer shpesh pritshmëritë e larta, por personi në fjalë mohon zërat e tregut të transferimeve për të që e largojnë gjithnjë e më shumë nga Juve.
“Jam i lumtur në Torino”, shpjegoi ai për Tele Foot pas fitores 8-0 të Francës kundër Kazakistanit.
“Unë ende e shoh Juven në të ardhmen time”, tha mesfushori për të cilin është aluduar në media për një largim të mundshëm nga Torino. /abcnews.al/