Mbappe thyen rekord me 4 golat e shënuar kundër Kazakistanit

schedule09:30 - 14 Nëntor, 2021

schedule 09:30 - 14 Nëntor, 2021

Franca zhvilloi kundër Kazakistanit ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, që u mbyll me rezultatin e thellë 8-0.

Në këtë takim pa diskutim më i miri ishte Kylian Mbappe i cili arriti të dërgonte topin në portën kundërshtare plot 4 herë.

Me golat e shënuar ndaj Kazakistanit ai ka arritur të thyejë një rekord 63-vjeçar me kombëtaren e “gjelave”.

22-vjeçari bëhet lojtari i parë që shënon 4 gola në një ndeshje të vetme për kombëtaren Franceze që nga viti 1958, kur Xhans Fontejn i shënonte Gjermanisë Perëndimore  4 herë.

Sulmuesi i PSG është lojtari më i kërkuar në merkato, i cili po kalon një moment të shkëlqyer si me skuadrën e tij ashtu edhe me kombëtaren franceze. /f.a/abcnews.al