Gara për Prishtinën, votojnë Rama e Vitia

schedule09:20 - 14 Nëntor, 2021

schedule 09:20 - 14 Nëntor, 2021

Kandidatët për kryetar të Prishtinës kanë ushtruar të drejtën e votës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Në hapësirat e Universitetit të Prishtinës ka votuar kandidati për kryetar nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja. Pas votimit, Rama tha se ditë të mira po vijnë për qytetarët e Prishtinës.

Thuajse në të njëjtën kohë ka votuar edhe kandidati i LVV për kryetar të komunës Arben Vitia.

Ish-ministri i Shëndetësisë e hodhi votën në qendrën zgjedhore te shkolla e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë. Kandidati i Vetëvendosjes për komunën e kryeqytetit të Kosovës shoqërohej nga bashkëshortja e tij.

Pas daljes nga qendra e votimit, Vitia u bëri thirrje qytetarëve të Prishtinës të votojnë masivisht. Ai e konsideroi ditën e sotme si “thelbësore” për fatin e Kosovës.

“Sot e shfrytëzova të drejtën e votës në shkollën ‘Ali Sokoli’. Është ditë thelbësore për shtetin tonë. Sot vendoset fati i kryeqyteti tonë ndaj secili duhet të marrë pjesë në votim. Bëjnë ftesë të gjithë masivisht të dalin në këto zgjedhje dhe të japim shembull të demokracisë.” /abcnews.al/