Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Furgoni me pasagjerë përplaset me një kamion në aksin Përrenjas-Pogradec

schedule08:08 - 14 Nëntor, 2021

schedule 08:08 - 14 Nëntor, 2021

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së dielës në aksin Përrenjas-Pogradec. Mësohet se një furgon i Lushnjës me pasagjerë është përplasur me një kamion.

Paraprakisht nuk ka informacion për të lënduar.

NJOFTIMI



“Me datë 14.11.2021, në aksin rrugor Librazhd – Qaf Thanë, në vendin e quajtur Urakë, një kamion me drejtues shtetasin D.B., banues Elbasan është përplasur me një autobus me drejtues shtetasin A.Ll., banues në Lushnje.
Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën shtetasit L.S., 50 vjeç, banues në Lushnjë dhe
A.L., 30 vjeç, banues në Divjakë, të cilët ishin pasagjerë në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!