Manastirliu: Standarde të reja në shërbimin shëndetësor parësor

schedule13:30 - 15 Janar, 2019

schedule 13:30 - 15 Janar, 2019

Teksa inspektoi disa qendra të rehabilituara në fshatrat e Shkodrës, Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu bëri të ditur se investimet moderne do vijojnë në çdo qendër të vendit. Gjithashtu theksoi se qendrat shëndetësore që ndodhen në zonat e izoluara nga dëbora mund të përballojnë çdo emergjencë.

Në kuadër të programit të 80 qendrave shëndetësore, Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu inspektoi disa nga qendrat shëndetësore të qarkut të Shhkodrës. Manastirliu u ndal për të parë nga afër qendrën shëndetësore në Bërdicë dhe ambulancën në Rranxë të Bushatit. Në fjalën e saj ministrja Manastirliu tha se janë krijuar standarde të reja në shërbimin shëndetësor parësor.

Ogerta Manastirliu: Jemi në qendrën shëndetësore të Bërdicës së Madhe  shohim nga afër se si një qendër e cila ka qenë totalisht në gjendje të degraduar tashmë është një qendër me standarde bashkëkohore. Qendra i ofron shërbim rreth 4 mijë banorëve të kësaj njësie administrative. Programi ynë i 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave do të rehabilitohen me buxhetin e shtetit të vitit 2019.

Ministrja e Shëndetësisë gjatë vizitës në Bërdicë tha se qendrat dimërore që bllokohen nga dëbora kanë furnizimi të mjaftueshëm për të përballuar rastet emergjente. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në qarkun e Shkodrës janë rikonstruktuar dhe pajisur sipas standardeve disa qendra shëndetësore, përkatësisht qendra shëndetësore Bërdicë, Velipojë, ambulance në Rranxë dhe qendra shëndetësore në Malësinë e Madhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!