9 vjet në bodrum duke pritur fundin e botës

schedule22:17 / 16/10/2019

Për 9 vjet një familje holandeze ka jetuar e mbyllur në bodrumin e vilës duke pritur fundin e botës. Policia ka zbuluar ngjarjen pasi fëmija më i madh, kishte dalë nga shtëpia dhe kishte treguar mënyrën se si jetonin.

Një familje holandeze ka jetuar e mbyllur në bodrumin e shtëpisë së tyre në një zonë të izoluar për 9 vjet, duke pritur fundin e botës. Ky është lajmi kryesor në të gjithë mediat holandeze dhe jo vetëm, një ngjarje që ka ngjallur shumë reagime.

Çdo gjë u zbulua kur djali i madh i familjes, 25 vjeç, teksa ndodhej në një lokal tregoi jetën që kishte bërë prej vitesh. Më pas policia ndoqi rastin duke zbuluar bodrumin në një fermë në pyllin e Ruineruorld.

Në shtëpinë e izoluar në pyll, agjentët gjetën një shkallë e cila zbriste në një bodrum ku gjetën një burrë që kishte pësuar një atak në zemër dhe 6 fëmijët të mohës nga 18 deri në 25 vjeç.

Nga të dhënat e para bazuar në informacionet e dhëna nga djali i madh, del se disa prej fëmijëve as nuk e dinin se jashtë shtëpisë kishte dhe njerëz të tjerë. Babai, 58 vjeç, tashmë në arrest, i kishte detyruar të jetonin në bodrum, për të pritur fundin botës. Policia mendon se nëna e fëmijëve është varrosur diku në fermë.

Ndërkohë fqinjët me dëshmitë e tyre tregojnë se nuk i kishin parë asnjëherë fëmijët por vetëm babain.

Por kryebashkiaku i qytezës është treguar skeptik përballë të dhënave të publikuara deri tani duke thënë se 58 vjeçari i arrestuar nuk është babai i fëmijëve, si raportojnë mediat, dhe as pronari i fermës. Madje ai shtoi se nëna e fëmijëve kishte ndërruar jetë para se ata të transferoheshin në fermën ku u gjetën nga policia./ABC News Albania

schedule22:17 / 16/10/2019