Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

9 të vdekur dhe 120 raste të reja me koronavirus në Kosovë

schedule15:13 - 31 Gusht, 2020

schedule 15:13 - 31 Gusht, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit 9 pacientë kanë humbur betejën me koroavirusin në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë konfirmuar 120 raste të reja, pas testimit të 452 mostrave.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 30 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Rahovec 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Suharekë.



Numri i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 13 mijë e 454, me gjithsej 525 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!