Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 733 raste të reja me koronavirus nga 1519 testime të kryera në total. Ndërkohë 4 pacientë të infektuar me Covid-19 nuk kanë mundur të fitojnë betejën me këtë sëmundje.
Numri total i rasteve pozitive që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 26.121 ndërkohë që janë regjistruar 777 viktima në total.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon:
Komuna Prishtinë 328 raste, Pejë 59 raste, Gjakovë 42 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Deçan 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjilan 27 raste, Ferizaj 25 raste, Vushtrri 17 raste, Klinë 16 raste, Podujevë 15 raste, Lipjan 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Obiliq 9 raste, Viti 9 raste, Suharekë 8 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Kaçanik, Kllokot dhe Mamushë. /mv.abcnews.al


