72% e punonjësve në SHBA zotohen se do të japin dorëheqjen nëse i detyrojnë të vaksinohen

schedule12:40 - 29 Tetor, 2021

schedule 12:40 - 29 Tetor, 2021

Një numër i madh punonjësish të pavaksinuar janë zotuar se do të japin dorëheqjen nëse punëdhënësit e tyre i detyrojnë të vaksinohen kundër Covid-19. Sipas një sondazhi nga Fondacioni Kaiser Family, 37% e punonjësve të pavaksinuar thanë se do të japin dorëheqjen nëse i detyrojnë të vaksinohen ose të kryejnë teste javore. Ndërsa 72% prej tyre thanë se do të largohen nga puna nëse punëdhënësi i detyron të vaksinohen pa i dhënë mundësinë e testimit.

Administrata e Biden po harton rregulla sigurie në vendin e punës që do t’u kërkojë të gjitha bizneseve me 100 ose më shumë punonjës të bëjnë të detyrueshme vaksinat për punonjësit e tyre. Ky rregull do të zbatohet për rreth 80 milionë punonjës në SHBA, ose dy të tretat e të gjithë punonjësve në mbarë vendin.

Edhe pse 24% e të rriturve thanë se njihnin dikë që kanë lënë sepse nuk ka dashur të vaksinohet, vetëm 5% e të rriturve të pavaksinuar thanë se e kishin lënë punën pas urdhrit të detyrueshëm për tu vaksinuar nga punëdhënësit.

Sondazhi u krye midis 14 tetorit dhe 24 tetorit dhe përfshiu më shumë se 1500 të rritur amerikanë./abcnews.al