7 vite të martuar, Chrissy zgjedh urimin epik për John Legend

schedule15:35 - 16 Shtator, 2020

schedule 15:35 - 16 Shtator, 2020

Modelja e njohur, Chrissy Teigen dhe këngëtari John Legend festojnë sot 7 vjetorin e martesës.  Ka qenë Chrissy, ajo që ka zgjedhur ta urojë bashkëshortin e saj me një video të fëmijëve të tyre.

Gjatë video shfaqet vogëlushja e çiftit e veshur me një fustan si Chrissy, dhe duke shtyrë të vëllain, njësoj siç modelja ngacmon shpesh herë në skenë bashkëshortin e saj.

“Gëzuar përvjetorin e 7-të. 14 vite bashkë. Të dua shoku im më i mirë. Je si një vëlla për mua”, ka shkruar ajo në Instagram.

Ndërkohë urimet kanë qenë të shumta, por ky postim ka ngjallur edhe shumë reagime pasi sipas komentuesve partneri i zemrës nuk mund të jetë vëlla.

Kujtojmë që modelja është në pritje të fëmijës së saj të tretë, lajm të cilin çifti e bëri të ditur vetëm disa javë më parë në videoklipin e funfit të Legen ‘Miles’. l.k/abcnews.al