Pesë muaj pas sekuestrimit të sasisë rekord prej 613 kilogram kokainë në Portin e Durrësit, sekuestrohen dy llogari bankare me rreth 150 milion lekë të vjetra që dyshohet se i përkasin antarëve të grupit criminal që tentoi të merrej me këtë rast narkotrafiku. Sipas një njoftimi të bërë publik nga Policia e Shtetit, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë sekuestruar dy llogari bankare, ku njëra mësohet se ka qenë rreth 38 mijë dollarë dhe tjetra mbi 10 milion lekë të reja.
Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk.
Policia Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijojne hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta. /abcnews.al
613 kg kokainë të kapura në Durrës/ Sekuestrohen rreth 15 milion lekë
schedule20:41 - 12 Korrik, 2018
schedule 20:41 - 12 Korrik, 2018