Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

6 vite burg për spiunen serbe/ Ish zyrtarja e OSBE i jepte të dhëna BIA

schedule17:20 - 27 Prill, 2026

schedule 17:20 - 27 Prill, 2026

Dënohet me 6 vite burgim serbja Jelena Gjukanoviç për veprën penale të spiunazhit.

Vendimi është dhënë këtë të hënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ai hynë në fuqi 15 ditë pas botimit zyrtar të vendimit, ndërsa në llogaritje hynë edhe koha e qëndrimit të saj në paraburgim.



Jelena Gjukanoviç u arrestua më 28 shkurt të vitit të kaluar në veri të qytetit të Mitrovicës dhe ndaj saj u ngrit nga prokuroria akuza për spiunazh, për bashkëpunim me Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë.

Në seancën e parë dëgjimore, Gjukanoviç u deklarua e pafajshme për krimet për të cilat akuzohet.

Dyshimet e prokurorisë, tashmë të vërtetuara nga togat e zeza ishin se Gjukanoviç ka pasur qasje në informacione dhe takime të nivelit të lartë me përfaqësues vendorë e të huaj veçanërisht në veri të Kosovës dhe i ka dhënë informacione sensitive Beogradit.

Në dosje janë zbuluar komunikime që prokuroria i cilëson si mesazhe të koduara, ku përmendet një “falënderim për punën në Kosovë”, i interpretuar si referencë ndaj veprimtarisë së lidhur me strukturat e inteligjencës serbe.

Gjykimi për të vjen pas dënimit të tre serbëve për sulmin terrorist të Banjskës, dy prej të cilëve me burgim të përjetshëm dhe një tjetër me 30 vite.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!