Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“6 tetori mund të përfundonte në gjakderdhje”/ Haradinaj: Kurti veproi nën frikën e protestave, Ligji për Specialen u bë “pazar”

schedule16:57 - 15 Tetor, 2026

schedule 16:57 - 15 Tetor, 2026

Natën e 6 tetorit, në sheshin e Prishtinë kishte protestues të armatosur, të pajisur me bomba dore dhe armë zjarri.

Deklarata u bë në studion e Klan Kosovës nga ish deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ndërsa e cilësoi Albin Kurtin një frikacak që veproi nën trysni.

Sipas Haradinajt, nëse nuk votohej ligji për Dhomat e Specializuara, mesnata do të sillte gjakderdhje.



“Votimi atë natë, zotëri Kurti e ka votuar nga frika, sepse është frikacak. Nuk ka pas asnjë shans një deputet me dalë prej Parlamentit atë natë pa e kry atë punë. Nuk ish dalë asnjë hiç. Pa gjakderdhje askush s’ish dalë. Dhe këtë po e them me përgjegjësi të madhe. Nuk kemi qenë duke bërë hajgare. E kanë ditë me detaje. Të gjithë. Deputetët, kryeministri, ministrat…”

Haradinaj tha se gjithësesi ndryshimet në ligj nuk duhet të ishin bërë pjesë e pazareve për presidentin, sepse mbrojtja e luftës çlirimtare është një çështje kombëtare, duke theksuar se protestat në Prishtinë nuk kishin qëllim zgjedhjen e presidentes.

“Ne nuk kemi dalë për president, por kundër dënimit të krerëve të UÇK-së. Unë nuk jam PDK, kam qenë qytetar i pakënaqur me atë vendim. S’kemi dalë me përkrahë kauzën e një subjekti politik. U bë pazar i ulët. Është keqpërdorim i fatkeqësisë së njerëzve.”

Haradinaj nuk beson se grupi i punës me në krye Konjufcën për përballjen në Apel do të jetë produktiv pa strategji dhe pa buxhet.
Një mesazh e kishte edhe për sot ministren e drejtësisë Donika Gërvalla.

“Çka ka më të rëndë se me të falënderu ministri i Jashtëm i Serbisë në Këshill të Sigurimit? Çka duhet me pas më shumë? S’jam duke fol me emra se janë të parëndësishëm, është ministër i institucionit.”

Sipas tij Serbia shfrytëzoi 700 milion dollar kundër Thaçit dhe të tjerëve me synimin joshjen e Gjykatës Speciale që të pranonte prova nga ministria e saj e drejtësisë kundër katërshes, ndërsa parlajmëron protesta të tjera në mbrojtje të katërshes në Hagë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!