Dosja “5D” do gjykohet si grup me formën e procedurës së zakonshme. Kërkesën e katër të akuzuarve për t’u veçuar nga pjesa tjetër e grupit të të arrestuarve për shkak të veprave penale, trupa e gjykimit e rrëzoi, duke vendosur qe i gjithë grupi të gjykohet së bashku në një proces të vetëm.
Ndaj tre ish drejtoreve te Bashkisë Tiranë Redi Molla, Taulant Tusha, Mariglen Qato si dhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muhametllari do të nisë gjykimi në themel. Më herët, trupa gjykuese rrëzoi kërkesën e grupit për tu gjykuar me procedurën e shkurtuar.
Ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaccme, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Sipas hetimeve, bëhet fjale për të paktën 11 procedura tenderimi në shkelje te ligjit ne harkun kohorë të 6 viteve, nga 2016 deri vitin 2022./abcnews.al